“Gruaja e parë më nxiu jetën, e dyta më ka marrë në qafë”- Burri përballet me gruan që e la shtatzënë ditën e parë që u takuan: Tani nuk më do se s’kam lekë

Nov 27, 2022 | 18:36
SHPËRNDAJE

Një çift bashkëshortesh, Besniku dhe Dorina janë përballur sot për problemet që ata kanë mes njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në gjyq”.

Collage Maker-27-Nov-2022-06.35-PM

Besniku, i cili vjen fshati Fitore e Vlorës tregon se dikur ka qenë i martuar, por është ndarë sepse gruaja e parë sipas tij ia ka nxirë jetën si nga ana morale dhe fizike. Tani është në një marrëdhënie me Dorinën, por sërish i janë shfaqur problemet.

Të dy bashkë janë njohur me shkuesi prej një viti e gjysmë, ndërsa kanë edhe një vajzë.

Besniku shprehet i pa kënaqur nga partnerja e tij, sepse ajo nuk dëshiron të martohet. Sipas tij, ajo nuk do të martohet se tani i kanë mbaruar të gjithë Lekët që ka pasur, ndërsa Dorina, shprehet se nuk martohet sepse do që të ketë një familje të qetë.

Besniku ka probleme me ish-vjehrrën, ku  i ka shkuar policia dy herë tek shtëpia. Ajo do që të ketë një familje dhe jetë të qetë me Besnikun dhe jo të ketë probleme nga e kaluara e tij.

Besniku: Kam një problem tepër të rëndë. Kam qenë i martuar më përpara, jam ndarë me ish-bashkëshorten se ma nxiu jetën. Kam dy djem të rritur, në moshë madhore.

Eni ÇobaniSi ta nxiu jetën, në çfarë forme?

Besniku: Në shumë forma. Si nga ana morale, si nga ana fizike. Këto do i flasim më vonë, por problemin më të rëndë e kam sepse me gruan e parë, normal e ndava, iku ai muhabet, u mbyll. Mirëpo më ka gjetur hall i madh me gruan e dytë tani sepse nuk pranon të martohet.

Dorina: O zotëri për çfarë më ke sjellë t’i mua këtu.

Besniku: Zonjë unë të kam sjellë sepse bashkë kemi një fëmijë dhe më ke marrë në qafë. Më ke sjellë nga Gjermania, të thashë si njeri,  unë kam qenë në azil, të bëj 5 Lekë, të bëj ca para e të kthehem.

Dorina: Unë Lekë s’kam fare, ku i ke Lekët ti që ke sjellë?

Besniku: Të kam nisur muaj për muaj, fëmijën me çfarë e ke mbajtur ti zotërote?

Dorina: Po mirë se do hajë fëmija zotëri, e ke 6 muajshe akoma.

Eni Çobani: Sa kohë ke me Dorinën?

Besniku: Mbi një vit, kemi një fëmijë 6 muajsh.

Eni Çobani: Ta kërkoi Dorina fëmijën?

Besniku: Po normale.

DorinaJo zonja Eni nuk e kam kërkuar fare vetë. Unë dua familje dhe qetësi zonja Eni. Nuk dua familje me probleme.

Besniku: Ti më ke shkatërruar jetën, më prure nga andej dhe ato 5 Lekë që kisha zonja Eni, më kanë ndodhur shumë probleme, të mbaroj me këtë problem se mua më intereson familja.

****

Eni Çobani: Edhe 1 vit e gjysmë pak është. Kaq shpejt e njohe zonjën ti që bëre dhe fëmijën?

Besniku: Siç erdhi, u zu dhe fëmija, të flasim popullorshe, që atë ditë që erdhi u zu fëmija, domethënë e lashë shtatzënë.

Ardit GjebreaNjë në farë mënyre u zunë, po…

Besniku: E lashë shtatzënë me dëshirën e vetë.

Dorina: Nuk dua familje me probleme zoti Ardit, se unë jam djegur një herë.

Ardit GjebreaKu janë problemet me zotërinë?

DorinaKa ardhur dy herë policia në shtëpi.

Ardit Gjebrea: Pse?

Dorina: Sepse e ka denoncuar ish-vjehrra. Unë nuk kam punë fare me problemin e këtij. Unë dua qetësinë time.

Besniku: Këto probleme do t’i zgjidh unë, personi i hallit. Unë dua të di, pse ti nuk pranon martesë me  Besnik Sylën, pse?

DorinaMartesë nuk kam për të pranuar fare, pa zgjedhur problemin tënd.

Besniku: Nuk të pëlqej më si njeri, apo më ke lënë mua me xhepa kështu? (tregon xhepat e xhaketës bosh). Deri dje kur kisha para më deshe ti mua. Të jepja Euro unë ty, psonisje vetë, kurse unë merrja 5 Euro. 5 Euro merrja me vete në punë.

Dorina: E ke gabim.

Besniku: Tani nuk e do më Besnikun se nuk ka më para.

Dorina: Unë dua qetësi. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura