Greqia i përgjigjet Ramës: Primare është zbardhja e vdekjes së Kaçifas, të shmangim deklaratat që mund…

Oct 30, 2018 | 13:59
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Jashtëm, Jorgos Katrougalos, ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e qipriot Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA.

“Asistenca ligjore është kërkuar dhe gjithçka është për tu parë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë zv.ministri grek.

katrougkalos_1

Katrougalos shton se prioritet është sqarimi i kushteve të vdekjes së Konstandin Katsifas, mbrojtjes së të drejtave të komunitetit grek në Shqipëri dhe mos përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy.

“Ka një mobilizim nga të gjitha anët, kërkohet ndihmë juridike, krerët e policisë komunikojnë në të dy anët, gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore, në mënyrë që ne të mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, shtoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

Kaçifa Bularat

Ndërsa më tej tha: “Të shmangim deklaratat e hershme dhe shprehjet e rrezikshme retorike”, kjo duke u referuar reagimit të Ramës, i cili kishte tone të larta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura