Grafiku/ Shqiptarët të marrosur pas makinave? Shifrat do t’ju befasojnë

Jul 11, 2017 | 9:37
SHPËRNDAJE

Edhe në vitin 2016 Shqipëria pati numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë.

trafik-c1200x600

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, në fund të vitit 2016 numri i automjeteve për 1000 banorë në Shqipëri ishte 138.4. Para nesh janë të gjitha vendet e rajonit. Maqedonia ka mbi 190 automjete për 1000 banorë.

Sipas Eurostat (që i referohet vitit 2015) mesatarja e BE është 497 makina për 1 000 banorë. Në mesin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, Luksemburgu kryesoi listën me 661 vetura për 1 000 banorë, pasuar nga Malta (634 makina), Italia (610 vetura) dhe Finlanda (590 makina).

Në anën tjetër të shkallës, numri më i ulët i makinave për 1000 banorë u regjistrua në Rumani (261 makina), Hungari (325 makina), Letonia (345 makina) dhe Kroacia (358 vetura).

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, Nw Shqipwri në vitin 2016 ishin të regjistruara 563,106 mjete rrugore, por një pjesë e madhe e tyre janë jashtë funksionit, teksa procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 401,499 mjete rrugore.

Numri i mjeteve për frymë është një matës i zhvillimit të ekonomisë. Institucionet financiare janë të prirura të masin zhvillimin e hershëm nga ecuria e importeve dhe blerjeve të makinave.

Por në Shqipëri pavarësisht se në vitet e fundit zhvillimi i teknologjisë dhe futja e normave të reja mbi sigurinë e mjeteve kanë përparësi në prodhimin e mjeteve të reja me qëllim rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve, parku i mjeteve ekzistues vazhdon që të dominohet nga mjetet e përdorura, të cilët nuk i përmbahen kushteve minimale të sigurisë. Mbi 95% e veturave në treg blihen të përdorura. Sipas INSTAT, që prej vitit 2013, në Shqipëri importohen mesatarisht 30-40 mijë makina, ku rekordin e ka shënuar 2013, me rreth 44 mijë të tilla. Por, të dhënat e vitit 2013 nga Drejtoria e Transportit Rrugor tregojnë se nga 44 mijë makina të importuara gjithsej, 80% e tyre ishin më të vjetra se 10 vjet.

Ministria e transportin ka pranuar faktin se disa mjete janë nën parametrat normale të sigurisë.

Megjithëse sipas statistikave të aksidenteve me pasoja, mjeti është përbërësi që mund të quhet në më pak raste shkaktari i aksidentit, siguria e mjetit është një faktor i rëndësishëm përsa i takon seriozitetit të pasojave si për drejtuesin e tij, po ashtu dhe për përdoruesit e dobët të rrugës si këmbësorët apo çiklistët.

 

Me naftë apo benzinë, çfarë preferojnë europianët

Preferencat nëse makinat e reja të pasagjerëve janë me benzinë ​​apo motor diesel ndryshojnë në të gjithë shtetet anëtare të BE. Në rreth dy të tretat e Shteteve Anëtare për të cilat ka të dhëna të detajuara, regjistrimet e makinave të reja të pasagjerëve me naftë janë më të ulëta se ato me benzinë.

Një arsye për dallimet në mes të shteteve anëtare nëse konsumatorët preferojnë të blejnë makinë me benzinë apo naftë lidhet me sistemet nacionale tatimore, si në lidhje me llojin e karburantit e motorit ashtu dhe për tatimin mbi lëndët djegëse. Në disa vende, ka edhe skema të veçanta stimuluese për të nxitur konsumatorët të zgjedhin makina me emetim të ulët.

Në vitin 2015, pesha me e lartë e makinave me naftë në mesin e makinave të reja të pasagjerëve janë regjistruar në Kroaci (77%), Lituani (74%) dhe Irlandë me 71% të totalit të regjistrimeve të reja. Peshë e lartë e makinave me naftë u vunë re edhe në mesin e regjistrimeve të reja në Belgjikë (60%), Austria (59%) dhe Franca (58%). Në të kundërt, makinat e pasagjerëve me benzinë dominuan regjistrimet e reja në veçanti në Holandë (74%: të dhënat e 2013), Qipro (69%), Maltë (68%), Estonia (67%) dhe Finlanda (64%).

Shtetet me makina më të vjetra

Disa shtete anëtare kanë raportuar një përqindje më të madhe të makinave të vjetra të pasagjerëve (20 vjet ose më të vjetër) në vitin 2015. Shtetet Anëtare me peshën më të lartë ishin Polonia (33%), Estonia (26%), Letonia (22%) dhe Finlanda ( 21%). Në të kundërt, përqindjet e makinave ‘më të reja’ të pasagjerëve (më pak se 2 vjet e vjetër) ishin më të lartat në Luksemburg (33%), Belgjika dhe Irlanda (të dyja me 21%) dhe Austria (18%).

Në vitet e fundit, një numër vendesh kanë pasur programe mbështetëse për blerjet e makinave të reja me emetime të ulëta duke hequr makinë e vjetër. Qëllimet e përgjithshme të këtyre programeve ishin rinovimi i flotës të makinave të pasagjerëve me makina me emetim më të ulët, dhe njëkohësisht stimulimin e ekonomisë. Këto programe kanë pasur një ndikim të caktuar në përbërjen e moshës së veturave të pasagjerëve në vende të veçanta. Programet e tilla janë zbatuar në pothuajse gjysmën e Shteteve Anëtare.

 

monitor 788.indd

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura