Grabitja në Rinas, zbardhen dëshmitë e punonjësve që transportonin paratë

Jul 1, 2016 | 11:23
SHPËRNDAJE

Pas grabitjes spektakolare të thasëve me para në aeroportin e Rinasit, teksa ishin duke u transportuar me avionin drejt Zvicrës, policia e Krujës ka marrë në pyetje me radhë punonjësit e kompanive private që bënin transportin e parave.

grabitja rinas

Burime nga policia bëjnë me dije se janë marrë dëshmitë e 10 personave të ekskortës shoqëruese të parave.

Në dëshmitë e dhëna ata mësohet se kanë thënë se nuk kanë pasur asnjë informacion rreth shumës së parave që po transportonin.

Ata kanë thënë më tej se në momentin që kanë hyrë në pistën e aeroportit nuk kanë qenë të pajisur me armë, pasi sipas tyre nuk lejohej futja në pistë me armë.

“Grabitësit ishin të armatosur dhe ne nuk mund të reagonim”- mësohet të kenë thënë ata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura