Grabitja e pronave në Spille, Gjykata jep masat për 10 të akuzuarit, nuk ndryshon për…

Feb 23, 2018 | 19:57
SHPËRNDAJE

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat për 10 të akuzuarit për grabitjen e pronave në Spille.

Gjykata ka rikonfirmuar masat arrest me burg për biznesmenin Idlir Karkini, në mungesë, për Asim Arkaxhiu, për Aldo Kilën, arrest me burg, për Shpendi Demën, arrest me burg, për Arben Dajan arrest me burg, për Artur Toskun, arrest me burg.

spille
E ndërsa masën detyrim paraqitje ka dhënë për Beqir Nuredinin kyetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Arben Kaja, Julian Zhelegu.
E ndërsa pezullim nga detyra për Arbër Aliun.

10 zyrtarët publikë, janë akuzuar në bazë të hetimit pro-aktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpunim me njeri-tjetrin duke abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe  tjetërsuar  rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, rezulton se ata kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme pasuri të tjetërsuar në bregdet, nga toka pyje, tokë ranisht dhe tokë pa frut, në tokë are. Kjo sipërfaqe ndodhet në vijën bregdetare Spille, Kavajë dhe fshatrat përreth.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura