Gold Ag bëhet baba për herë të parë, publikon foton e ëmbël me djalin e porsalindur dhe zbulon emrin domethënës

Nov 28, 2020 | 23:25
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur, Gold Ag dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, janë bërë sot prindër për herë të parë.

gold ag (4)

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë reperi, i cili ndau një foto me të voglin në llogarinë e tij në Instagram.

gold ag (11)

Reperi shprehet shumë i lumtur që biri i tij lindi në një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, më 28 nëntor.

gold ag (13)

Krahas fotos, ku duken dora e tij e mbledhur grusht dhe ajo e vogëlushit, Gold shkruan:

gold ag (3)

Falënderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot, mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah, o Zoti im, ty të takon falënderimi! O Zoti im gëzoji të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje.

Biri im, ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptar.

Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh, që fal pushkës së tij, ti sot linde në liri bir.

Djali i babës, ti erdhe me 28 nëntor, në ditëlindjen e Adem Jasharit.

Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paç shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenar me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem, i miri…

O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falënderues!

gold ag

Reperi është munduar që ta mbajë larg syrit të publikut jetën e tij private, prandaj edhe postimet në rrjete sociale me partneren janë shumë të rralla.

gold ag (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura