Shiste lëndën drusore që bllokonte, arrestohet drejtori i LSI-së

Nov 23, 2015 | 13:40
SHPËRNDAJE

DURRËS- Arrestohet drejtori i Policisë Pyjore në Durrës, Artur Baku.

bakuSipas të dhënave të para bëhet me dije se Baku, i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim është prangosur me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Paraprakisht thuhet se ndalimi i tij erdhi pas deklaratave denoncuese të te arrestuarit Lirim Ndregjoni.

Ndregjoni 24-vjeç nga Fushë-Kruja iu kap mjeti tip furgon me të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumenta përkatëse, duke i shkarkuar në picerinë e tij.

Ndregjoni ka deklaruar se lëndën drusore e kishte blerë nën pikën e bllokimit në lagjen “Grumbullimi” të Fushë Krujës, me lejen e drejtori Artur Baku, 42 vjeç.

Ai ka akuzuar Bakun se pasi e bllokonte lëndën drusore, në një pikë grumbullimi në Fushë Krujë, e shiste për hesapin e vet në persona të tjerë.

Pas hetimeve u zbulua edhe përfshirja direkte e kreut të policisë pyjore, i cili tashmë do të përballet me akuzën e “shperdorimit te detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura