Goditet banda e ‘mafioze’ në Itali, kush është shqiptari që kishte rolin kyç (emri)

Oct 11, 2017 | 17:15
SHPËRNDAJE

Guardia di Finanza në Padova ka shkatërruar një bande e cila merrej me trafikimin e drogës. Në pranga të policisë kanë rënë 7 persona, ku mes tyre është një shqiptar i identifikuar si Altin Koci. Ndërsa të tjetër janë 4 tunizianë, Jamel Chebbi, Walim Khmili, Francesco Toniato, Arianna Vavalle dhe dy italianë Lofti Chebbi dhe Alaa Lassaoued.

5672189-kVq-U46050826060022rZC-2362x1575@CorriereVeneto-Web-Veneto

Media italiane corriere.it, shkruan se ata janë kapur me 20 mijë euro chash, 800 gram heroinë dhe 600 kokainë.

Operacioni, i cili filloi në maj, kohë në të cilën u arrestuan dy korrierë droge dhe u sekuestrua 1,078 gr kokainë të pastër me vlerë 200,000 euro, çoi në zbulimin e një rrjeti kompleks të trafikimit të drogës.

Ndërkohë, mediat raportojnë se shqiptari, Altin Koci, akuzohet si furnizues me shumicë dhe gjatë arrestimit u kap me 540 gram kokainë. Sakaq, policia vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Detyrat e anëtarëve te grupit

Detyrat e secilit anëtar të bandës ishin të përcaktuara mirë: Dy tunizianë, Jamel Chebbi dhe Walim Khmili importonin drogë me shumicë dhe më pas e transferonin drogen në apartamentet e Francesco Toniato dhe Arianna Vavalle-s.

Ndërkohë në hyrje të dy godinave prisnin Lofti Chebbi dhe Alaa Lassaoued, të cilët mbanin marrëveshjen me blerësit me pakicë dhe paralajmëruan liderët për çdo lëvizje të dyshuar në zonë. Ndërsa shqiptari Altin Koci, ishte një nga furnizuesit me shumicë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura