Berisha flet me emra: Vetingu një gjueti shtrigash ndaj veriut

Jul 20, 2018 | 21:55
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Java” në RTSH ka folur me emra për Vettingu duke sulmuar Ramën dhe tha se po largon nga sistemi i drejtësisë ata që janë nga veriu.

Po ashtu Berisha shtoi se deri tani nuk është marrë me asnjë për dosjet që kanë gjykuar.

Berisha ne Java

Vettingu…

Shko e pyet për Trezhnjevën, në mënyrë absolute nuk ka njëri që thotë ndonjë gjë. Do çuditeni nga ato që mund të mësoni. Është një njeri që nuk është përfolur asnjë herë në jetën e tij, por është nga Tropoja prandaj duhet hequr nga drejtësia.

Ai kishte blerë një makinë në Gjermani sipas rregullave dhe i thanë se ku kishte gjetur lekët për naftën që e kishte sjellë në Shqipëri.

Ka dhe gjyqtarët që duhet të ikin, se kanë fshehur dënimet…

Absolutisht që unë jam për të ikur këta se  ka dhe nga ata vrasës që nuk janë asnjë burgje më të vështira.  I thonë Genti Trenovës, atij që ka rrëzuar Aldo Baren, ai kishte një apartamente me dy çmime, dhe i kishte dhënë dosjen një prokurori tjetër dhe ja kishte hequr dy prokurorëve që nuk kishin bërë asgjë. Por ka një listë se është nga veriu prandaj po ikin.

Shko e pyet për Besim Trezhnjevën që unë nuk e kam takuar kurrë, por nuk ka njëri në botë se ky ka marrë. Ka një jetë model. I thotë Gani Dizdari për nipin. Nipi mund të dënohet, por nuk mund të kalohet në luftë klasash.

A ka të tjerë gjykatës apo prokuror që janë larguar më të drejtë?

Absolutisht që ka dhe duhet të largohen me njëherë.

/////

Gjykatat drejt shkrirjes nga Vettingu/ Berisha bën propozimin për të zgjidhur ngërçin: Duhet të…

Ish-Kryeministri, Sali Berisha shprehet se duhet me urgjencë një trupë që e njeh mirë Kushtetutën evropiane për të studiuar efektet që ka krijuar Vetingu, si situata në Kushtetuese.

Trupa “duhet të studiojë këtë kaos kaq të tmerrshëm që nuk imagjinohet. E tha dhe Hani që po shkohet drejt një shkatërrimi”, tha Berisha në emisionin “Java” në RTSH.

berisha

Pjesë nga Intervista

Një pjesë e madhe e gjykatësve dhe prokurorë janë larguar nga Vettingu, nuk ishte parashikuar kështu por ju e keni votuar vet dy vite më parë?

“Unë gjykoj se reforma në drejtësi, nëse drejtësia ka qëllim kryesor shkëputjen nga politika vdiq në datën 23 korrik, kur Rama shkeli me të dyja këmbët për marrëveshjen që kishte për ligjet që do të votonte ligjet me konsensus.  Publiku nuk e ka kuptuar këtë gjë, opozita i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm venit. Opozitë luftoi për të mos lejuar kapjen e drejtësisë. Rama me dy guvernatorët, Donald Lu dhe Romana Vlahutin bënë gjithçka që të shuanin zërin e opozitës. Kujtoni deklaratat e Vlahutin që thoshte se nuk ka nevojë për marrëveshje dhe  konsensus.

Ata punuan pa ne dhe donin që të merrnin nën sqetull drejtësisë, por opozita punoi me Venecian dhe fituam me draftet tona.

Unë jam marrë me mënyrën më insistuese dhe kam bërë këtë bisedë me Bashën dhe i kam thënë që do ta mbështesin atë, por vetëm kur të bëhej me konsensus. Dhe guvernatorët i dhanë dritë jeshile  vazhdo pa konsensus.

Reforma është e drejtë, apo problemi është në zbatimin e saj?

U votua kushtetuta dhe pastaj ishin ligjet që do ta pasuronin. Por Rama votoi ligjet i vetëm. Sot Vettingu, së pari njëherë ti kur bën një reformë je i detyruar që të parashikosh se çfarë do të ndodh. Vettingu ka shkatërruar kushtetutën dhe drejtësinë në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese ka të bëjë vetëm me kufizimin e qeverisë.

Çfarë masash mendon se mundtë merren për të zgjidhur këtë ngërç?

Ne nuk ishin për vetting nga sipër poshtë, ne ishim për një vetting për organet që do të bënin vettingun, të fillonim nga poshtë. Ti programoje nga pak në çdo vit që të mos ngele pa gjykatës. Ne që të mos mbeste vendi pa gjykatë kushtetuese kishin sistemin tjetër të vettingut.

Duhen me urgjencë një trup i fuqishëm njohës të mirë të Kushtetutës evropian dhe të studioj këtë kaos kaq të tmerrshëm që nuk imagjinohet.  E tha dhe Hani që po shkohet drejt një shkatërrimi.

Unë jam për Vettingun dhe më kanë thënë që do të kenë esencë dosje, por asnjë nuk është gjykuar për dosjet. Unë nuk jam kundër këtyre, por duhet të jetë thelluar  tek dosjet. I kam pyetur a i ke njerëzit për ta bërë këtë gjë? Sali po më thoshin i kemi do i gjejmë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura