Gjykata “rrëzon” Rovena Gashin: Urdhri i Arta Markut ishte i drejtë. Avokati shpërthen në akuza

Mar 8, 2018 | 12:31
SHPËRNDAJE

Prokurorja e re me ardhjen në detyrë bëri disa ndryshime, që nuk i pëlqyen vartësve të saj.

Një prej të shkarkuarave ishte dhe Rovena  Gashi, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe e dërgoi çështjen në gjykatë.

gashi-marku

Gjykata Administrative sot ka marrë vendimin duke rrëzuar pretendimet e Gashit për një shkarkim të pa drejtë.

“Vendimi dhe urdhri nga ana e Kryeprokurores Marku është i ligjshëm dhe në përputhje me kompetencat e Markut”, mësohet të jetë shprehur gjykata.

Pas këtij vendimi avokati Çlirim Gjata shpërtheu në akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative.

Në një prononcim për mediat, Çlirim Gjata, tha se gjyqtarët po i shërbejnë në mënyrë të turpshme pushtetit me besimin se do ti shpëtojnë vettingut.

“Këta gjyqtarë që i shërbejnë pushtetit në këtë formë të turpshme kujtojnë se do të shpëtojnë por askush nuk do ti shpëtojë vettingut. Gjyqtarët kanë nxjerrë tezgat dhe shesin dinjitetin e tyre. Kujtojnë se do të shpëtojnë nga vettingu me këto vendime. Thelbi i këtij vendimi ishte se ky është rregullim i brendshëm në punën e administratës. Asnjë punëmarrës nuk është i sigurtë sot përballë drejtuesit. Me këtë vendim çdo drejtues mund të bëjë gjithçka me punëmarrësin. Çdo drejtues institucioni mund të bëjë çdo gjë dhe e quan si pjesë e rregullit të brendshëm të institucionit që ai drejton. Dhe kjo quhet rregullim i brendshëm”, ishte ky prononcimi  Gjatës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura