Gjykata, 3 mln lekë gjobë komisionerëve të Rrasës

Nov 1, 2012 | 10:17
SHPËRNDAJE

ELBASAN- Tre milione leke gjobe ka vendosur Gjykata e Elbasanit, si denim per 6 komisionere te shpallur fajtore per falsifikim dokumentesh dhe rezultati gjate zgjedhjeve te 8 majit.

Gjykatësja Pajtime Fetahu, pas kërkesës së prokurorit për shpalljen fajtor të tyre ka vendosur të linte në fuqi kërkesën e organit të akuzës dhe dënimin me gjobë 3 milionë lekë në total të gjashtë shtetasve që ishin komisionerë në komunën e Rrasës gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.

Prokuroria e Elbasanit kishte çuar që në fund korrikut të këtij viti për gjykim 6 komisionerët e komunës Rrasë të Elbasanit, Fatmir Meta, Nazmi Hidri, Zyber Troka, Ilir Ferhati, Alban Hidri, Petrit Xhelili, të cilët akuzohen për “trafikim” të votave të dy partive të mëdha PD-PS, me qëllim për të favorizuar partitë e vogla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura