Pranga vëllait të Lul Cakës, në kërkim objektivi i atentatit të Fierit

May 28, 2016 | 8:34
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka zhvilluar një operacion ditën e sotme, ku ka arrestuar dy persona për gjobvënie dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Nga ky operacion është arrestuart vëllai i të fortit të Beratit, Lul Cakës, Julian Caka 41 vjeç, si edhe Gentian Kica, 39 vjeç banues në Fier.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe Klemend Kastrati, objektivi që i shpëtoi atentatit të Fierit, ku mbeti i vrarë Denis Kaso dhe në të cilin ishte i përfshirë edhe një agjent i SHISH-it.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me  trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B.

Klement-Kastrati2
Klement Kastrati ne kerkim, dhe Denis Kaso i vrare gjate atentatit ndaj tij

Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e  veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”, vepra penale të parashikuar nga nenet 109/b,  283/a; 80 dhe 25 te Kodit Penal.

KUSH ESHTE LUL CAKA, I FORTI I BERATIT

Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij.

Lul Caka
Lul Caka

Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët.

Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij.

Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri.

Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit.

Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka.

Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit.

Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku vuan dënimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura