“Gjirokastriti i parë gangster”/ Ish-mafiozi i famshëm, nesër “surprizë” bashkëqytetarëve të tij

Jun 15, 2018 | 22:59
SHPËRNDAJE

Xhon Alite, ish-mafiozi shqiptaro-amerikan ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Alite, ish-mafiozi i familjes së famshme mafioze Gambino në SHBA në vitet ’80-’90, thotë se nesër do të shkojë në Gjirokastër, në vendin e tij të origjinës. Në lagjen e vjetër “Dunavat” ka jetuar gjyshi i tij Ali, i cili më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arian Çani e ka pyetur Xhon Alite nëse njeh gangsterë shqiptarë, dhe këtu i ka përmendur “Babalen”, personazhin e famshëm në audio-përgjimin e Partisë Demokratike.

Arian Çani: Sa herë ke ardhur në Shqipëri dhe a je fshehur këtu kur të kërkonte Interpol?

Xhon AliteKam qenë këtu. Akoma më kërkojnë ata, por vetëm për kafe.

Arian Çani: A ke dëgjuar për personazhe shqiptare të krimit dhe a të thotë gjë emri Babale?

Xhon Alite: Nuk e kam dëgjuar dhe nuk e di për çfarë bëhet fjalë.

Arian Çani: A ke shkuar në Gjirokastër duke qenë se ke origjinën? Është gjirokastriti i parë gangster…

Xhon Alite: Do iki nesër në Gjirokastër. Kam shpenzuar shumë paratë dhe do t’i ndryshoj imazhin gjirokastritëve, nuk kam para.

Arian Çani: Në cfarë lagje ka jetuar gjyshi jot?

Xhon Alite: Ka jetuar lart në kodër, por nuk e di emrin e lagjes.

Arian Çani: Mos është Dunavati?

Xhon Alite: Po aty mendoj! /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura