Gjimshiti shpjegon penalltinë: Ja ç’më tha gjyqtari

Nov 12, 2016 | 23:41
SHPËRNDAJE

Berat Gjimshiti ishte një ndër protagonistët negativë të Kombëtares në humbjen 3-0 kundër Izraelit. Qendërmbrojtësi u përjashtua me karton të kuq pasi shkaktoi penalltinë që u dha miqve epërsinë.

Gjimshiti

Pas ndeshjes, 23-vjeçari e komentoi kështu episodin e minutës së 18-të: “Së pari, dua të them që më vjen keq për atë që ndodhi, që nuk munda ta ndihmoj skuadrën për pjesën tjetër të lojës. Më vjen keq për tifozët.

Gjyqtarin e pyeta pse dha penallti, por m’u përgjigj thjesht që kështu ishte rregullorja.

Unë isha në vrapim me sulmuesin dhe doja të mos e prekja, por vetëm të shihja ç’do të bënte. Ai e kërkoi kontaktin, u afrua dhe e futi këmbën te këmba ime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura