Gjimnazistja: Si mund të bëhem e sukseshme? Meta: Me parametrat e reja për kryeministër je në rrugë të mbarë, po shkon drejt lartësisë së Ramës

Apr 15, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ilir Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim me të rinjtë gjimnazistë të kryeqytetit, tek Liqeni Artificial i Tiranës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, Meta ka theksuar se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është me një rëndësi të madhe.

Nxenesja:Jam kryeministre e shkollës Qemal Stafa. Ju jeni një njeri i suksesshëm. Sa mundësi kam dhe unë që të bëhem e suksesshme si ju, jo vetëm në politikë, por në çfarëdolloj profesioni?

Ilir Meta: Së pari ju jeni më e suksesshme se unë sepse unë jam bërë kryeministër 30 vjeç, ju jeni bërë 17 vjeç. Unë besoj se vetë zgjedhja që ju kanë bërë në shkollën tuaj, në një gjimnaz me shumë emër në tiranë, “Qemal Stafa”, patjetër që tregon se ju jeni atje se jeni e suksesshme. Unë shpresoj që të jeni e suksesshme akoma më shumë në të ardhmen me këta parametrat e rinj që kanë dalë për kryeministër të Shqipërisë, ju jeni në rrugë të mbarë sepse po shkoni drejt lartësisë së Edi Ramës. Kështu që vazhdoni edhe jam i bindur që përmes dijeve dhe përmes kulturës që ju fitoni dhe përmes angazhimit politik do të shkoni shumë larg.

Ajzenauer thoshte që “Jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të gjithë të njëjtin horizont”. Pra disa shohin më larg. Juve edhe për shkak të aftësive që unë thashë më parë, keni mundësinë që të shikoni edhe më larg. 

Ilir Meta me te rinjte gjimnaziste te kryeqytetit

Studentja: …do përfundojmë edhe ne kamariera apo pa punë? cfarë mund të bëni ju për ne?

Ilir Meta: Së pari, profesioni i kamarierit është shumë i nderuar…është një zhgënjim se është një investim që nuk kthehet, e domosdoshme reforma në fushën e arsimit, të orientohet drejt një formimi dhe edukimi që ndihmon për një punë të sigurtë, unë do theksoja rëndësinë e promovimit të shumë profesioneve të tjera të nderuara, aq të kërkuara sot e që për të cilat ndihet mungesa sot. Unë jam e origjinë nga Skrapari e bëhem nervoz me të rinjtë atje, e u them, aman jurista mos u bëni se këtu ka nevojë për veterinerë, agronom, por ka një kërkesë të madhe për disa degë të caktuara ndërkohë që tregu ka mungesë

Studenti: Ju jeni sulmuar shumë në jetën politike, a ja ka vlejtur gjithë kjo apo jeni penduar? Çfarë këshille i jepni një të riu për të vazhduar një karrierë në politikë?

Ilir Meta: Ta filloj me atë shprehjen e vjetër se pema me kokra goditet, kjo nuk shkon, por politika është pjesë e jetës dhe vetë jeta është një luftë dhe sakrificë e vazhdueshme dhe natyrisht politika si puna e maratonës është garë e gjatë me sfida me vështirësi…nje njeri ne politike, ashtu si edhe ne cdo profesion tjeter, kur ka synime të larta duhet të paguajë edhe një cmim sa më të madh. 

Meta është përgjigjur edhe për rritjen e tarifave të biletave të urbanit. Sipas tij, karta e studentit që ka qenë edhe një premtim i pambajtur, “duhet të mbahet dhe unë shpresoj që kjo të jetë në qendër të angazhimeve tona, shpresoj që të realizohet në të ardhmen.

Studentja: Duke qenë se jam pjesë e LRI-së, pyetja ime konsiston se kush më jep mua siguri që në të ardhmen të vazhdojë në politikë duke parë se çfarë bëhet në politikë sidomos në kohët e sotshme?

Ilir Meta: Ju keni shumë viti 2 dhe na duhet edhe një herë tjetër që të ulet mosha e votimit që të shkojë 16 vjeç apo jo. Por meqenëse kjo vështir të ndodhi deri në 21 qershor, shpresojmë për 2017 të realizohet sepse jam i bindur që fakti që kemi kaq shuam të rinj jo vetëm maturant, por edhe vite të parë dhe vite të dytë që janë aktiv dhe është pozitive, do të thotë që ata duhet të kenë mundësinë që të shprehen edhe me votë për të zgjedhurit e tyre si në pushtetin vendor ashtu edhe në pushtetin qendror. Kjo është një çështje tjetër. Unë besoj se sigurinë më të madhe për të ardhmen do ta japi pikërisht pjesëmarrja dhe angazhimi i juaj dhe i gjithë shoqeve dhe shokëve tuaj në jetën social dhe në jetën politike. Duke qenë së bashku ju jeni shumë më të fortë dhe jeni një faktor i garancisë për sigurinë që unë kërkoj. sepse duke qenë të fortë. do të dëgjoheni, do të respektoheni dhe padyshim që do të jeni në gjendje të mbroni të drejtat tuaja, jo thjesht ti kërkoni ato.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjate nje bashkebisedimi me te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim, LRI, organizuar ne Kodrat e Liqenit Artificial

Teksa ka komentuar pranine e  dy femrave te LSI ne Kuvend, njera deputete dhe tjetra ministrse, Meta tha se vetem permes dijes rritet perfaqesimi i femrave ne politike.

“Keidi ka aftësi dhe personalitet që e vendos në pozita të barabarta me këdo tjetër në Kuvend dhe jashtë tij, në rast se kemi ministren më të re, Gjosha është atje për shkak të dijeve dhe peronaslitetit dhe aftësive që ka për të kryer detyrën me profesionalizëm…theksoj pjesëmarrjen në politikë përmes dijeve”,- the kryeparlamentari Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura