Gjilani i Mezanit shkatërron Ferizajn, Drita zhgënjen ndaj Flamurtarit. Ja rezultatet dhe renditja në Superligën kosovare

Nov 3, 2019 | 15:40
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur sot dy ndeshjet e fundit për Ipko-Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 13-të.76685559_3075138822503407_1742823468732252160_n-600x360

Drita ka zhgënjyer në transfertë, teksa është mposhtuar nga Flamurtari me rezultatin 1-0. Një gol i Torvioll Stullcakut në minutën e 77’, i ka dhënë tre pikë shumë të rëndësishme Flamurtarit, i cili nuk njihte fitore prej 8 ndeshjesh.

Ndërkohë Gjilani i drejtuar nga Gentian Mezani ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Ferizajn. Tripleta e Hajdarit në minutat 26’, 30’ dhe 87’, dhe një gol i Tomislav Bushiç në minutën e 33’, i dhanë Gjilanit një fitore shumë të rëndësishme, për të vazhduar luftën për titull.

Pas javës së 12-të, Gjilani renditet në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e parafundit me 9 pikë.kos

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura