200 gr tritol automjetit në Fushë Krujë. Pronari, person me të shkuar kriminale. Demontohet eksplozivi (FOTO)

Feb 22, 2015 | 9:47
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një person me precedentë penalë i ka shpëtuar tentativës për atentat me lëndë eksplozive. Një automjeti tip “BMW X5” në Fushë Krujë i është vendosur rreth 200 gr eksploziv, por që për fat të mirë është identifikuar pa arritur të shpërthente.  

Makina së cilës i është vendosur tritoli

[portfolio_slideshow] 

Mjeti me targa AA 858 IS, ishte parkuar në lagjen “Grumbullimi” në qendër të Fushë Krujës, ku dhe është evidentuar tritoli mëngjesin e kësaj të diele. Automjeti i përket shtetasit me iniciale D.B, i njohur nga policia si person me precedentë kriminalë, i cili mendohet se ka qenë shenjestra e atentatit.

Sasia e lëndës eksplozive, tip tritol, është gjetur në rrotën e përparme të automjetit, thanë burime nga vendi i ngjarjes për “Panorama Online”. Lidhja e tij ishte bërë në mënyrë të tillë që automjeti do të hidhej në erë sapo të niste lëvizjen.

Pista kryesore e hetimit është e shkuara kriminale dhe konfliktet e pronarit të automjetit.

Forcat xheniere bënë demontimin mekanik të lëndës eksplozive. Ndërkohë policia dhe ekspertë të ngjarjeve kriminale ndodhen në vendin e ngjarjes, për të zbuluar dinamikën dhe autorët e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura