Gjendet anija, asnjë gjurmë nga egjiptiani dhe dy pengjet shqiptarë

Jun 28, 2016 | 8:58
SHPËRNDAJE

Anija e peshkimit “Çelepia2” është gjetur në një nga portet e Aleksandrisë. Lajmin e bëjnë me dije purime pranë familjarëve të dy pengjeve shqiptarë marrë nga egjiptiani së bashku me peshkarexhën.13563113_10207846908988224_833903860_n

Sipas tyre autoritetet egjiptiane kanë parë anijen, por brenda saj nuk ka asnjë nga shqiptarët e mbajtur peng dhe nuk është gjetur as egjiptiani Salam.

Brenda anijes janë parë tre persona të tjerë. Nuk ka ende ndonjë komunikim zyrtar nga autoritetet në Durrës lidhur me këtë zhvillim të fundit.

Nuk dihet asgjë për vendodhjen e rrëmbyesit egjipitian Adel Muhamed Salam dhe as të dy marinarëve shqiptarë të marrë peng.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura