Gjashtë muaj pas dasmës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po planifikojnë fëmijën e parë

Apr 23, 2018 | 14:35
SHPËRNDAJE

Lajmi se Marina Vjollca mund të jetë shtatzënë, u përhap me shpejtësi para disa ditësh, nisur nga mungesa e postimeve të saj në rrjetet sociale, duke lënë të nënkuptohej diçka e tillë. Edhe pse personalisht ajo ka heshtur, një nga miqtë e saj të ngushtë e mohoi si lajm.

Por burime pranë çiftit më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, që u martuan para gjashtë muajsh, tregojnë se në rastin Marina-Getoar «ku ka zë, nuk është pa gjë». Miq të tyre kanë pohuar se në fakt çifti ka planifikuar sjelljen në jetë të fëmijës së tyre të parë dhe janë në pritje të asaj që fati mund t’u rezervojë.

Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit «C’est la vie», po i dedikohet një jete të qetë larg preokupimeve dhe lodhjes që shkakton ritmi intensiv i punës në televizion. Ajo madje nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale muajt e fundit dhe në ndonjë postim të rrallë ka bërë autoironi, duke e konsideruar veten «shtëpiake të dëshpëruar». E pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë….

Te plote e gjeni ne linkun e panoramaplus.al: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/gjashte-muaj-pas-dasmes-marina-vjollca-dhe-getoar-selimi-po-planifikojne-femijen-e-pare/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura