Gjahtari gjerman vret adoleshentin shqiptar, tentoi t’i vidhte banesën

Apr 26, 2016 | 19:28
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin Neurand në jug të Dortmundit.

Banesa e gjahtarit ku ndodhi ngjarja
Banesa e gjahtarit ku ndodhi ngjarja

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një gjahtar 63-vjeçar në banesën e këtij të fundit.

Sipas “Bild”, dyshohet se shqiptari kishte hyrë në banesën e të moshuarit gjerman me qëllim për ta grabitur atë.

Ky i fundit ka qenë zgjuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit, ndërsa thuhet se shqiptari ishte i armatosur me sende të mprehta.

Po kështu, gazeta gjermane raporton se pati edhe një konflikt fizik mes të moshuarit dhe adoleshentit shqiptar, derisa gjahtari mori armën e gjahut dhe e qëlloi për vdekje.

Ai më pas lajmëroi Policinë, e cila mbërriti në vendngjarje. Gjahtari rezulton se armën e kishte me leje. Megjithatë, Policia po kërkon për dëshmitarë për të konfirmuar versionin e tij të ngjarjes.

Për shqiptarin thuhet se kishte një vit që jetonte në Gjermani, por nuk dihet nëse ishte azilkërkues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura