Genta Ismajli larg obligimeve, viziton familjen në SHBA

Mar 25, 2015 | 12:34
SHPËRNDAJE


Këngëtarja tërheqëse, Genta Ismajli, duket se u ka dhënë fund disa angazhimeve që ka pasur në skenën tonë për momentin dhe ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë të gjatë te familja e saj. Ky udhëtim vjen si pushim për këngëtaren seksi, e cila ka kohë që nuk ka pushuar dhe ka qenë e mbingarkuar me obligime në muzikë, si dhe pjesëmarrëse në jurinë e “Gjeniut të vogël”. Vetëm pak ditë më parë publikoi duetin me 2Ton ‘’A je gati’’, bashkëpunim ky i dyti në radhë me reperin dhe me shpejtësi u largua drejt SHBA-ve te familja e saj për t’u çmallur dhe argëtuar njëkohësisht. E pasi të mbushet me energji pozitive atje, Genta Ismajli pritet të kthehet me disa projekte të reja, për të cilat ajo vetë është shprehur se i ka në plane të afërta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura