Gazment Bardhi në Elbasan: Nëse bëhen zgjedhje të lira, në këtë qark fitojmë më shumë se 55%të votave

Jan 19, 2020 | 15:42
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u ndal sot në Elbasan, ku zhvilloi një takim me strukturat e këtij qarku.

Me një shënim në facebook, Bardhi shkruan PD së bashku me aleatët janë shumicë në këtë qark dhe se në zgjedhjet e para të lira, sipas tij fitojnë më shumë se 55% të votave.

bardhi

Postimi i plotë:

Në qarkun e Elbasanit i gjeta demokratët të angazhuar në të gjitha nivelet e partisë për të bërë për vete sa më shumë qytetarë në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh.

Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!

Nga takimet që pata në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin, Gramsh dhe Belsh jam plot besim që sëbashku do t’ia dalim!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura