Befason gazetarja: Policët kanë frikë të kërkojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS

May 16, 2018 | 22:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, të mërkurën, është shprehur se punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë të vështirë të kontrollojnë emrin e Agron Xhafës në sistemin TIMS nga frika se mund të pezullohen nga puna.

Lala deklaroi në emisionin “Opinion”, se punonjësit e policisë nuk e harrojnë rastin e kolegut të tyre, i cili u pezulla nga puna, kur kontrolloi emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë udhëtimit të tij në Gjermani për arsye familjare.

Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e koptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sitem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm, se kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimi Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale. Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”,- tha Lala.

Në lidhje me paraqitjen e Agron Xhafës në prokurori, Lala tha:

Ajo se çfarë mund të konfirmoj gjatë ditës së djeshme është se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, aty ku prokuroria ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar një natë më herët nga përfaqësuesi ligjor i Agron Xhafajt, Ardian Visha.  

Agron Xhafaj është paraqitur personalisht përballë prokurorit, duke kërkuar që të identifikohen personat përgjegjës për këtë audio-përgjim të publikuar nga opozita disa ditë më parë. Në momentet e para, Xhafaj ka dhënë disa shpjegime si person i dëmtuar dhe kallëzues, por pas këtij shpjegimi të detajuar nuk ka qenë i pranishëm avokati mbrojtës. Prokurori i ka kërkuar kohë të thërriste një ekspert të fushës dhe më pas ka lënë edhe kampionët e zërit të tij.

Më pas ai ka informuar prokurorin e çështjes, në ditët në vijim nuk do të ishte disponibël përballë prokurorisë, pa ja komunikuar veprimin konkret që kishte marrë. Ndërsa rezultoi që ai ka udhëtuar drejt Italisë.

Gazetarja zbulon detaje për depozitimin e padisë së Agron Xhafajt: Ka regjistruar dhe zërin në Prokurori

Gazetarja investigative Klodiana Lala, ka qenë e ftuar sot në ”Opinion”, në Tv Klan dhe ka dhënë detaje të reja në lidhje me procedurat që ka ndjekur vëllai i ministrit, kur ka shkuar në prokurori.

Ajo tha se  Argon Xhafaj ka regjistruar dhe zërin dhe ka thënë se kishte marrë dhe një vendim.

lalaj

Pjesë nga deklaratat e Klodiana Lalës

Agron Xhafaj ka dhënë deklarime si një person në hetim. Dhe ka regjistruar zërin e tij. Ai ka informuar se nuk do të ishte disponibël pasi ka marrë vendim, por nuk thënë vendimin e tij. Ai është larguar menjëherë pas procedurës që ka bërë në prokurori. Xhafaj është shoqëruar nga dikush apo ka ikur vetëm?

Nga  oficer të policisë shqiptare është shoqëruar, por nuk dihen detaje të reja.

Verifikim nga kryeministri?

Unë nuk e kuptoj ku e marrë kryeministri audion pasi nuk dihet se si e ka marrë origjinalin. Ai ka thënë se nuk është zëri im, por as zhargoni që unë përdorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura