Gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Dec 9, 2016 | 9:30
SHPËRNDAJE

Mediat greke shkruajnë se ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është shumë e interesuar në çështjet e femrave që kalojnë vështirësi dhe dalin në krye.albanida

“Para 25 vitesh, ajo ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue, siç kujton Christos Capucco”, shkruan faqja “militaire.gr”, e specializuar për informacionet mbi sigurinë.

“Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

kodheli
Shkrimi per Kodhelin i botuar ne faqen “militaire.gr”

Media greke më tej shkruajnë se, Kodheli si një grua e edukuar duhet ta dijë shumë mirë se çamët kanë bërë çdo gjë kundër grekëve në periudhën e pushtimit nga nazistët.

“Kodheli gjithashtu duhet ta dijë mirë që vendi i saj nuk mundtë jetë kërcënim ushtarak për asnjë vend në rajon”, shkruhet më tej.

Në shkrim nënvizohet se Shqipërisë nuk mund t’i vijë në ndihmë as Turqia, kur ajo të kthehet në një vrimë të zezë në hartë.

“Ishte Greqia që hapi kufirin dhe pagoi një kosto të lartë nga rrëzimi i sistemit totalitar”, thuhet në shkrim duke kujtuar pritjen e mijëra emigrantëve shqiptarë pas viteve 1990.

Duhet thënë se një shkrim i tillë në mediat greke vjen pas përplasjes në distancë të dy ministrave të Mbrojtjes. Kodheli në reagimin e saj tha se ka ikur koha “satrapëve” ndaj kërcënimit të homologut grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura