Gara në Shkodër, kandidatet Bazhdari dhe Ademi shtrëngojnë duart, nënshkruajnë kontratën sociale për të rinjtë

May 23, 2015 | 20:19
SHPËRNDAJE

Në kuadër të nënshkrimit të kontratës sociale për të garantuar plotësimin e kërkesave të të rinjve të bashkisë Shkodër pas 21 qershorit, të rinjtë e këtij qyteti të organizuar nga qëndra IRSH (Intelektualet e Rinj Shprese) ftuan në debat dy kandidatet për kryetare të bashkisë Shkodër. Që në fillim të aktivitetit kandidatet shtrënguan duart me njëra-tjetrën, duke treguar kështu se rivalet nuk duhet të konsiderohen armike. Në këtë takim ishin të pranishëm të rinj nga forumet politike dhe nga shoqëria civile.

Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi

Kandidatja e mazhorancës iu drejtua të rinjve të forumit rinor të Partisë Demokratike duke dhënë mesazhin se në të nesërmen edhe  këta të rinj do jenë pjesë e qëndrave rinore që do ndërtohen pavarësisht përkatësisë politike. Kandiatatët nënshkruan kontratën sociale për të rinjtë duke e përfshirë në programin elektoral.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura