Gara me Ramën e Blushin, Ndocaj: Më e fortë ishte të kaloja detin në dimër me skaf

Feb 1, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

Deputeti Eduard Ndocaj ka gati platformën për të garuar për kreun e PS-së, duke sfiduar kreun aktual Edi Rama dhe deputetin Ben Blushi.

ndocaj-ramaPër të, gara për kreun e PS është serioze dhe ai është angazhuar me seriozitet, edhe pse tha se dikush e nxori emrin e tij në media si tallje.

I ftuar në emisionin “Wake Up” në TCh, Ndocaj deklaroi se kjo është një sfidë, por sfida më e madhe në jetën e tij ishte të kalonte detin në dimër me motoskaf.

“Të kalosh detin në dimër me motoskaf është sfida më e fortë, unë nuk shoh sfidë më të fortë se kjo”.

Pyetur nëse beson vërtetë se ai mund të jetë kreu i Partisë Socialiste, Ndoca iu përgjigj. “Kur u largova drej Italisë nuk mendova se do ndërtoja grataciela, por i ndërtova. Po mos ta besoja një gjë të tillë, unë s’do garoja”- tha ai.

Ndocaj deklaroi se mbështes të tij janë të gjithë ata që nuk votojnë Ramën. Sa për Blushin ka thënë se është një pikë tjetër e fortë, por ai i beson garës transparente.

Ndocaj është për një PS të fortë e që sipas tij duhet të gjejë veten. “Duke dëgjuar fjalimin e Kokëdhimës që pa LSI nuk ka të ardhme, ky është një gabim i madh, PS ka të ardhme të jashtëzakonshme pa LSI. PS duhet të gjej vetveten dhe të garojë e vetme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura