Gadishulli i pushtuar nga Rusia/Zyrtarët ukrainas: Nëse duam ta rimarrim Krimenë, duhet ta bëjmë çështje ndërkombëtare

Aug 27, 2022 | 22:14
SHPËRNDAJE

Zyrtarët e qeverisë ukrainase kanë theksuar se  çështja e Krimesë duhet të trajtohet në një shkallë të gjerë ndërkombëtare me qëllim që gadishulli t’i kthehet Ukrainës.krimea

“Çështja e Krimesë duhet të ngrihet në shkallë globale. Unë besoj se është e nevojshme përfshirja e diplomacisë parlamentare dhe kjo është arsyeja pse samiti i parë parlamentar i Platformës së Krimesë do të mbahet në Kroaci në fund të tetorit”, ka shkruar në Facebook, kreu i Verkhovna Rada, Ruslan Stefanchuk.

Sipas tij, për Ukrainën është e rëndësishme që në të të marrin pjesë sa më shumë deputetë. Kjo do të japë një mundësi për të ngritur çështjen e Krimesë dhe integritetin territorial të Ukrainës në nivel parlamentar.

“Qëllimi ynë është të integrohemi në komunitetin parlamentar ndërkombëtar në mënyrë që të gjitha parlamentet e botës të kenë grupet mbështetëse të Platformës së Krimesë. Dhe ne do t’ua paraqesim këtë propozim pjesëmarrësve gjatë samitit,” theksoi Stefançuk.

Kjo do të bëjë të mundur nisjen e nismave të përbashkëta, paralele legjislative në formën e ligjeve dhe rezolutave.

“Është e rëndësishme që parlamentet e botës t’i bashkohen luftës për Krimenë dhe për të gjitha territoret e pushtuara dhe Ukrainën në tërësi!” Përfundoi kryetari i Rada Verkhovna.

Ndërkaq, zëvendësshefi i zyrës së Presidentit Ihor Zhovkva vuri në dukje se niveli i përfaqësimit të vendeve pjesëmarrëse në samitin e 2-të të Platformës së Krimesë u rrit ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura