“Gabimi më i madh që bëra është…”- Flet pushuesi pas incidentit me pronaren e hotelit në Himarë: Kam nevojë për psikolog! T’i kërkojë falje fëmijës tim!

Jun 24, 2021 | 13:17
SHPËRNDAJE

“Bëra gabimin më të madh që ndalova, po e vuaj akoma këtë pjesë”. Kjo është ajo çka ka deklaruar pushuesi Visar Mato i cili u përfshi në incidentin me pronaren e hotelit në Himarë dy ditë më parë.

Në emisionin me “Zemër të hapur” në News24, ai tha se kjo ngjarje i ka shkaktuar një gjendje të rëndë emocionale dhe se ka nevojën e një psikolog.

Më tej, Mato përshkroi dhe momentet e incidentit teksa ai po filmonte me celular.

“Ne kishim rezervuar vetëm për datën 18 dhe 19, por shkuam për datën 17 dhe 18. Debati ka lëvizur nga çështja e pagesës tek çështja e çarçafëve në momentin që ne nuk donim të bënim pagesën.

Zonja pretendonte se duhet të paguanim çarçafë. Nuk lamë as çarçafë dhe as bebelina në tokë. Unë nuk do kisha ndaluar me makinë. Do t’i bija borisë dhe nuk do shihja përpara. Bëra gabimin më të madh që ndalova. Kam nevojën për të parë dhe një psikolog. Nuk kaloj më nga bregu, dua më mirë të shkoj në Sarandë, i them të gjithëve mos shkoni më në këtë vend.

Në atë moment mendoja se si do zgjidhej situata. Doja të gjeja një mundësi se si të largohesha nga ajo situatë, nga ai vend” – u shpreh pushuesi.

I pyetur nëse do të kërkonte një falje ndaj pronares së hotelit, Vasar Mato tha se duhet ajo që fillimisht të kërkojë falje për atë çfarë i ka shkaktuar fëmijës së tij.

“E kupton se çfarë situate është. Një person që ka bërë një gjë të tillë, nëse për atë që i ka bërë fëmijës tim, nuk kërkon as një falje, për çfarë të kërkosh më shumë për të zgjidhur me këtë zonjë. Është një film western ose paguaj ose të vrava. Këta janë gri gjithmonë, nuk e di se si duhet të veprosh” – tha Mato.

Pronarja e hotelit gjithashtu ka ngritur pretendimin se çifti i pushuesve ka lënë në dhomën e hotelit dhe bebelina të fëmijës. Në emisionin me “Zemër të hapur” u bë me dije se fëmija është në moshën 6 vjeç, një moshë relativisht e madhe për përdorimin e bebelinave.

Zonja thotë fëmija juaj, sipas këndvështrimit të saj nuk ishte më shumë se 3 vjeç.

Mato: Moshën nuk e ndryshojmë dot

Për transparencë ne e dimë moshën, kemi ruajtur anonimatin.

Mato: Vajza ime është 6 vjeç.

Ajo pretendon se ka pasur recepsionist.

Mato: Zonja pretendon shumë gjëra. Nëse ka të tilla pretendime të na japë një regjistrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura