Futbollisti tashmë do të largohet nga Milani, pranon kalimin te rivalët e kuqezinjve

May 21, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Xhakomo Bonaventura është një nga lojtarët që pritet të largohet nga Milani në verë, kjo për shkak se i përfundon kontrata dhe bisedimet për rinovimin e saj nuk kanë nisur ende dhe nuk ka shenja se do të vijë rinovimi.milan bonaventura

Në këtë situatë lojtari dhe përfaqësuesit e tij janë duke shikuar për një skuadër tjetër, ku të luajë për sezonin e ardhshëm. Interesimet për të kanë qenë të shumta, teksa një nga skuadrat që dëshiron shërbimet e mesfushorit është edhe Roma.

Verdhekuqtë e pëlqejnë shumë lojtarin dhe janë gati ta afrojnë në ekipin e tyre, duke ditur që nuk do iu duhet të shpenzojnë për ta afruar atë.

“Corriere dello Sport” raporton ditën e sotme se edhe lojtari është dakord për kalimin në skuadrën verdhekuqe dhe ka dhënë miratimin e tij për tu transferuar në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura