Futbollisti kosovar me koronavirus. Tregon si ju shfaqën simptomat

Mar 24, 2020 | 23:59
SHPËRNDAJE

Valdrin Mustafa, është një nga futbollistët kosovarë që luan për Hanover 96 në Gjermani dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

auto_ValdrinMustafa1565202334

Ai tregoi në emisionin Opinon se përpara simptomave, ndjente lodhje dhe vështirësi në gjum. Më pas kishte patur djegie fyti dhe dhimbje gjoksi, por tani ndihej mirë. Megjithëse ka rezultuar pozitiv, Mustafa tha se nuk ishte shtruar në spital por mjekët po e ndiqnin atë nga shtëpia.

Blendi Fevziu: Si ndihesh Valdrin?

Valdrin Mustafa: Për momentin jam shumë mirë, kam pak dhimje koke, nuk kam aromë dhe shije të ushqimit.

Blendi Fevziu: Si tu shfaq? Kishe temperatur, djegie fyri, dhimbje trupi, apo ska simptoma të tilla?

Valdrin Mustafa: Kisha dhimje gjoksi dhe fyti. Kisha vështirësi në frymëmarrje por tani jam shumë mirë. Për momentin jam në ditën e 10, nesër do të bëj testin e fundit për koronavirus. Ishalla po dal negativ. Për momentin jam 14 ditë në karantinë.

Blendi Fevziu: Në momentin e parë që more vesh që ishe pozitiv kishe frikë?

Valdrin Mustafa: Sigurisht tërë bota është duke folur. Bëja hajgare me futbollin e europës. Në fillim isha në panik por tani  shqyr zotit që ja kom dal mirë.

Blendi Fevziu: Nuk ke pas nevojë të shkosh në spital

Valdrin Mustafa: Jo jo. Jam 24 orë në kontakt me mjekët. Më thirrin 3 herë në ditë më pyesin nëse kam temperaturë ose dhimbje.

Blendi Fevziu: Cfarë mjekimi merrni?

Valdrin Mustafa: Më kanë thënë me nejt në shtëpi, me marr shumë vitamina, me qetsu trupin, pi caj shumë dhe me fjet shumë.

Blendi Fevziu: Të jepte shenja gjumi, ndiheshe i lodhur para se të fillonte?

Valdrin Mustafa: Po, shum, ndihesha i lodhur dhe në netët e para nuk mundesha me fjet. /Opinion.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura