Fugoni i parkuar në oborr rrëshqet prej terrenit të pjerrët dhe godet për vdekje 67-vjeçarin, plagoset në këmbë edhe djali. DETAJE

Nov 25, 2020 | 19:51
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj, në fshatin Krahëz, pasi një 67-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.

ambulanca_naten

Policia bën me dije se 67 vjeçari me iniciale B.Sh., ka humbur jetën pasi është goditur nga mjeti fugon tip “Mercedes Benz”, i cili ka qenë i parkuar, por për shkak të terrenit të pjerrët ka rrëshqitur.

Po ashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar  për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Njoftimi i plotë:

Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë,  në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar  për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura