FSHF me njoftim zyrtar, shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Dec 9, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një njoftimi zyrtar në sajtin e saj ka bërë me dije se ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të spostohen nga kjo fundjavë për shkak të problemeve të shumta të motit.

FSHF

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se ka ndryshime për këtë javë në kalendar duke njoftuar opinionin publik se java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe ndeshjet e javës së 13-të në Kategorinë e Parë do të luhen të martën e javës së ardhshme.

NJOFTIMI I PLOTË I FSHF-së –

“Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollin dëshiron të njoftojë klubet, tifozët dhe opinionin publik se për shkak të problemeve të krijuara nga moti me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të spostohet për fundjavën e ardhshme.

Gjithashtu, ndryshime ka edhe në kalendarin e Kategorisë së Parë, me ndeshjet e javës që spostohen për tu luajtur ditën e martë. Ky vendim është marrë për të ruajtur cilësinë e garës duke parë situatën e motit.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura