Frika për tërmet/ Sizmologët tregojnë çfarë kanë vënë re: Ballkani është vend sizmik, por…

Aug 1, 2019 | 11:11
SHPËRNDAJE

“Tërmetet nuk parashikohen”. Kështu thonë sizmologët të cilët theksojnë se kjo nuk mund të ndodhë në asnjë rast.

Presidenti Iliir Meta deklaroi se ishte mbështetur tek shkrimet e disa mediave të huaja, të cilat kanë cituar një deklaratë të sizmologut grek Akis Tselenis, se një tërmet 30 herë më i madh se ai, që ra në Athinë pak ditë më parë prej 5 ballësh, do të bjerë në gjithë gadishullin e Ballkanit.

Shefi i Institutit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi
Shefi i Institutit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi

Shefi i Institutit të Sizmologjisë, Rexhep Koçi, një nxënës i shkencëtarit grek Tselenis tha për TvKlan:

“Opinioni publik s’ka vend për shqetësim. Ballkani është vend sizmik, po tërmetet 150 ballë s’ka pasur dhe nuk parashikohet”, thotë Koçi.

Instituti i Sizmologjisë sqaron se nga monitorimet që bëjnë pa ndërprerje, nuk kanë vënë re ndonjë situatë për t’u shqetësuar, përveç aktivitetit sizmik të zakonshëm.

“Ne monitorojmë 24 orë në 24 dhe nuk kemi vënë re situatë shqetësuese. Pati tërmet sot në mëngjes në Korçë 2.4 ballë, që është normale pas tërmetit të 1 Qershorit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura