Frika nga tërmetet, banorët e Korçës dalin jashtë ndërtesave

Jul 31, 2019 | 22:47
SHPËRNDAJE

Tërmetet e rëna gjatë orëve të fundit, kanë shkaktuar panik tek banorët në Korçë. Shumë prej tyre kanë dalë jashtë ndërtesave të pallateve për shkak të frikës.

IMG-20190731-WA0021

Vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar tre tërmete të forta, ku më i madhi është ai prej 4.7 ballë i shkallës rihter. Banorët thonë se muret e ndërtesave të tyre janë plasaritur.

Drejtuesit lokalë janë vënë në lëvizje nëpërmjet shtabit të emergjencave.

Prefekti Dhori Spirollari ka qenë pranë familjeve ku pati dëme kryesisht në fshatra ku tërmeti i sotëm dëmtoi sërish ndërtesat nga tërmeti i mëparshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura