Franca nderon viktimat e terrorit, Holande u bie daulleve të luftës

Nov 27, 2015 | 11:50
SHPËRNDAJE

Franca kujton viktimat me flamujt kombëtarë. Presidenti u bie daulleve të luftës. Vendgrumbullimi është i mbushur me simbolizëm.

holandeParisi ka shumë sheshe publikë të gjerë, por Esplanade des Invalides qëndron përpara muzeve dhe monumenteve që nderojnë shekuj të tërë madhështi ushtarake të Francës. Eshtrat e Napoleon Bonapartit janë aty pranë.

Eshtë një vend i përshtatshëm për Hollande, pasi u ka rënë daulleve të luftës kundër ISIS, gjatë gjithë javës.

parisssss

Në të gjithë Francën, flamujt kombëtarë me ngjyrat blu – e bardhë – e kuqe do të valëviten nëpër ndërtesa sot, në shenjë solidariteti me 130 personat e vrarë nga terroristët dy javë më parë në Paris.

parisssss

Dhe në një bulevard të madh, presidenti Hollande do u bëjë thirrje qytetarëve të vajtojnë vdekjet e tyre, në një ceremoni kombëtare. Të mbijetuarit e sulmit do të jenë të ftuar nderi përgjatë familjeve në zi të atyre që u vranë, si dhe diplomatëve që përfaqësojnë vendet nga vinin viktimat jo franceze.

Vendgrumbullimi është i mbushur me simbolizëm. Parisi ka shumë sheshe publikë të gjerë, por Esplanade des Invalides qëndron përpara muzeve dhe monumenteve që nderojnë shekuj të tërë madhështi ushtarake të Francës. Eshtrat e Napoleon Bonapartit janë aty pranë.

2ED991B500000578-3336129-image-a-81_1448622901940

Eshtë një vend i përshtatshëm për Hollande, pasi u ka rënë daulleve të luftës kundër ISIS, gjatë gjithë javës. Që nga sulmet e 13 nëntorit, Franca ka qenë në luftë me grupin islamik, ka thënë Hollande, dhe ai është betuar ta shkatërrojë. Të hënën, avionët francezë nisën sulmet kundër ISIS, që nga aeroplanmbajtësja, Charles de Gaulle.

Dhe kalendari i Hollande u mbush me takime me udhëheqës botërore – duke filluar me kryeministrin britanik, David Cameron, të hënën, dhe përfunduar me një vizitë në Moskë, për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin, të enjten.

2ED9A0A300000578-3336129-President_Francois_Hollande_called_for_everybody_to_hang_flags_f-a-60_1448622055351

Cameroni u bëri thirrje britanikëve “që të veprojnë tani, për t’u mbrojtur nga terrorizmi që është parë në rrugët e Parisit dhe gjetkë”. Por opozita laburiste ka thënë se do të kundërshtojë propozimin e Kryeministrit për të zgjeruar sulmet ajrore britanike edhe në Siri.

2ED9754800000578-3336129-image-a-106_1448624306571

Rusia nuk është pjesëtare e koalicionit global kundër ISIS, ndonëse të enjten, Putini tha se vendi i tij është gati të bashkëpunojë me koalicionin. Por ka një konflikt interesash në qasjen e Rusisë ndaj Sirisë, dhe atë të aleatëve perëndimorë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti autokrat, Bashar Al Assad duhet të largohet që të ketë paqe, në një shtet të dërrmuar prej luftës, që nga viti 2011 – një ide që e mbështet edhe Franca. Rusia është një aleate e Assadit.

2ED95C0E00000578-3336129-image-a-62_1448622119250

Po kështu, Franca dhe Britania janë tashmë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, që ka bombarduar pozicionet e ISIS, ndërkohë që Rusia po kryen sulme kundër ISIS, por edhe kundër grupeve të tjerë më të moderuar anti Assad.

2ED99E0D00000578-3336129-Hundreds_of_people_gathered_to_pay_their_respects_to_the_victims-a-58_1448622055153

Dhe Rusia është koordinuar me forcat e presidentit sirian. Si për t’i hedhur benzinë zjarrit, Turqia, një anëtare e NATO-s dhe kundërshtare e vendosur e Assadit, rrëzoi një avion rus në kufirin e saj këtë javë, dke thënë se ai i kishte shkelur hapësirën ajrore dhe kishte injoruar disa paralajmërime.

 

arkiv

Rusia thotë se avioni është goditur në hapësirën siriane. Hollande bisedoi edhe me presidentin Obama, por SHBA nuk ka treguar shenja të qarta të lëkundjes nga betimi për të mos dërguar trupa tokësore kundër ISIS. Gjermania është e penguar nga kushtetuta për të marrë pjesë në sulme jashtë kufijve të saj, por kur kancelarja Merkel u takua me Hollande, duket se ajo është bindur.

Në një ndryshim të qëndrimit të saj të mëhershëm, Gjermania ka angazhuar katër avionë zbulimi të teknologjisë së lartë si dhe ndihmë logjistike për të luftuar kundër ISIS, sipas Spiegel Online.

“Kur presidenti francez më kërkon që të mendojmë shumë për cfarë mund të bëjmë më shumë, atëherë është përgjegjësi e imja që të mendoj më shumë”, u tha Merkeli gazetarëve të mërkurën. Teksa Franca vajton të vdekurit, një prej të dyshuarve kryesorë të sulmeve është ende i lirë. Ka kaluar më shumë se një javë që kur ka dalë mandat-arresti ndërkombëtar për të dyshuarin Salah Abdeslam.

Hetuesit nuk kanë dhënë ende hollësi se cili ka qenë roli i tij në serinë e koordinuar të sulmeve, por policia thotë se Abdeslami mund të ketë transportuar me makinën e tij kamikazët në Stade de France, dhe më pas ka shkuar në një tjetër lagje të Parisit. Gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në një makinë të lidhur me sulmet.

/CNN Bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura