FOTOT/ Përcillet për në banesën e fundit nëna e kryeministrit Rama

Aug 1, 2020 | 18:15
SHPËRNDAJE

aneta varrim3

Përcillet për në banesën e fundit nëna e kryeministrit shqiptar, Aneta Rama.

Për shkak të stiuatës nga pandemia e koronavirusit, një numër i vogël njerëzish kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të saj, mesditën e kësaj të shtune.

Kryeministri Rama dhe i vëllai Olsi iu drejtuan me një mesazh miqve dhe të afërmve duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për përcjelljen për në banesën e fundit të Aneta Ramës, për shkak të situatës nga Covid-19.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames 

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

aneta vaarrim2 aneta varrim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura