FOTO/ Pamje të rënda të të plagosurve në aksidentin në Qafë Muzinë

Jun 26, 2016 | 20:15
SHPËRNDAJE

Shtatë persona e mbetur të plagosur në aksidentit e ndodhur në Qafë Muzinë janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmën e parë mjekësore.00228.00_03_16_24.Still011

Pasi kanë qëndruar gati 60 minuta në Spitalin e Gjirokastrës duke u trajtuar intensivisht nga mjekët kirurgë, katër prej të plagosurve më rëndë, janë dërguar në kryeqytet për të marrë mjekim më të specializuar.

Dy helikopterë kanë mbërritur nga kryeqyteti ku kanë marrë me vete katër të lënduar, ndërsa dy të tjerë, do të dërgohen përmes mjeteve të autoambulancës.

Sipas mjekut kirurg Roland Karalli, gjendja e të lënduarve sidomos e tre personave, paraqitet mjaft kritike madje njëri prej tyre Dori Lleshi 12 vjeç, është shumë rëndë.

Ndërsa të tjerët kanë pasur dëmtime të ndryshme në pjesë të trupit kryesisht hemorragji të brendshme dhe thyerje të eshtrave.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:30 u përfshi një autobus me studentë që po kthehej nga Saranda në Tiranë dhe një veturë. Të gjithë persona e plagosur po udhëtonin në veturën dhe janë pjesëtarë të familjes Lleshi.

 

TË PLAGOSUR
Feruz Lleshi,
Rabie Lleshi,
Aida Lleshi

Fëmijët
S.Lleshi,
K.Lleshi,
A.Lleshi,
D.Lleshi00228.00_02_18_23 00228.00_02_26_37 00228.00_02_29_39 00228.00_02_46_49 00228.00_03_02_18 00228.00_03_07_44

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura