Fotot nga paparazzi/ Puthje dhe përqafime në prapaskenë, çfarë nuk patë nga festa e Marsela Çibukajt me të dashurin për fitoren e “Kënga Magjike”, momentet romantike të çiftit

Dec 3, 2022 | 20:45
SHPËRNDAJE

Marsela Çibukaj fitoi “Këngën Magjike”. Që prej fillimit të këtij kompeticioni artistja ishte pretendente për ta fituar dhe ashtu ndodhi.

marsela cibukaj13

Festën e ka nisur me të fejuarin ku nuk kanë munguar as momentet romantike mes dyshes. Ky çift është prej shumë kohësh së bashku, duke u shndërruar në një prej lidhjeve më të konsoliduara.

marsela cibukaj6

Janë shumë të rralla daljet e tyre publike, por duket se triumfi i partneres së tij në festivalin e rëndësishëm ka bërë që Vitmari të shfaqet në një foto romantike me partneren.

marsela cibukaj10

Pasi këngëtarja e fitoi çmimin e madh ai u shfaq në skenë dhe e puthi në buzë. Marsela ka zgjedhur të publikojë në llogarinë e saj në “Instagram” një video shumë romantike të tyre. Ajo ka shkëputur disa momente nga festa e datëlindjes së Vitmarit, ku shihen duke shkëmbyer puthje të ëmbla me njëri-tjetrin.

marsela cibukaj5

“Një mijë fjalë, një mijë puthje, nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty, për ty që je gjithçka për mua Vitmar Basha. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, shkroi këngëtarja krahas videos.

marsela cibukaj1

Dyshja është njohur para tetë vitesh dhe në 2020-ën kishin planifikuar të martoheshin, por koronavirusi nuk e bëri të mundur këtë gjë. Artistja ka shprehur edhe dëshirën për t’u bërë nënë e për të sjellë në jetë një fëmijë.

marsela cibukaj marsela cibukaj4 marsela cibukaj2 marsela cibukaj103 marsela cibukaj9 marsela cibukaj8 marsela cibukaj alban ramosaj marsela cibukaj7 marsela cibukaj3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura