Fotot nga paparazzi/ Larg realitetit të Instagram-it, si duket Hygerta Sako në jetën e përditshme! Pa grim dhe sport, shijon kohën me vajzën adoleshente

Nov 20, 2022 | 21:20
SHPËRNDAJE

Prej gati 20 vitesh, Hygerta Sako është ndër imazhet më të konsoliduara të ekraneve tona.

hygerta sako Anais 4

Ish-misi tashmë është e profilizuar si moderatore e sportit, ku përtej viteve na ka treguar se mbetet ndër femrat më sharmante. Madje, jo vetëm përpara kamerave, por edhe në të përditshmen e saj.

hygerta sako4

Kjo është padyshim ajo që konfirmojnë edhe këto foto, ku prezantuesja shfaqet në të përditshmen e saj, këtë herë së bashku me vajzën, që siç mund ta shikoni tashmë është një zonjushë adoleshente.

hygerta sako Anais

Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë në rrugët e Bllokut, duke kaluar kohë cilësore si nënë e bijë. E veshur sport, pa grim dhe e shkujdesur nga sytë e kureshtarëve, Hygerta shfaqet si një njeri i zakonshëm, duke shfrytëzuar kohën në dispozicion me vajzën e saj.

hygerta sako Anais 1

Kujtojmë se moderatorja është një nënë beqare dhe shpesh ka folur në media rreth marrëdhënies së ngushtë që ka me Anais, që tashmë duken si dy shoqe.

hygerta sako Anais 2

Kohë më parë, ish-misi ka folur për jetën e saj private në një intervistë për emisionin “Tek Unë”. Ajo ka treguar rutinën e saj ditore dhe marrëdhënien e shëndetshme që ka me vajzën.

hygerta sako5

E pyetur nga prezantuesja sesa e vështirë ka qenë t’ia shpjegonte Anaisit ndarjen nga bashkëshorti dhe të gjithë ndryshimin në të cilin kishte kaluar familja, Hygerta tha: “Nuk e pata shumë të vështirë t’ia shpjegoja, sepse në momentin që ti i tregon të vërtetën, në momentin që ajo ndihet e rrethuar nga dashuria, nuk ka përse të vuajë asgjë. Asaj nuk i mungon asgjë, pavarësisht se është në këtë lloj situate. Ajo ka dashurinë e babait, të nënës, të gjyshërve, se është dhe e vogla e nipërve dhe mbesave. Kështu që nuk ka pasur asnjë problem të tillë”, u shpreh Hygerta.

hygerta sako7

Prezantuesja nuk i ka mbyllur dyert e zemrës së saj. Edhe pse nënë “single”, moderatorja sportive është e hapur për të krijuar lidhje dashurie. Ish-misi shqiptar u shpreh se vajza ka rëndësinë dhe kohën saj, por kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllë jetën e dashurisë.

hygerta sako11

Ajo tha se po pret akoma princin e kaltër, por si duket “ka humbur rrugës ose i ka humbur adresën”, megjithatë shprehu bindjen se do ta gjejë.

hygerta sako1o

“Pse duhet ta mbyll jetën time, unë 26-vjeç jam (qesh). S’ka lidhje që jam një mama ‘single’. Vajza ka kohën dhe rëndësinë e vet, po sigurisht edhe jeta ime është shumë e rëndësishme. Unë po e pres akoma princin e kaltër por duhet të ketë humbur rrugës, ose ka humbur adresën por unë do ta gjej. Adresën e shtëpisë nuk e tregoj, te puna le të vijë (qesh)”, u shpreh Hygerta Sako e ftuar në “N’ferm”.

hygerta sako8

Moderatorja theksoi se një mashkull për ta bërë për vete “duhet të jetë tru” dhe nëse është i zoti mund ta kapërcejë “murin” që ka vendosur në zemrën e saj.

hygerta sako6

“Si të më bëjë për vete? Për romantizëm të shpresoj kot se ka vdekur me kohë e me vak. E para duhet të ketë tru në kokë, se ndryshe nuk më bën dot për vete. Të ketë tru, tru jo pa rrudha. Nëse është i zoti ta kapërcejë murin që kam vendosur në zemrën time, nëse nuk është i zoti”, tha ajo.

hygerta sako2

Ndërsa foli edhe për fillimet e karrierës, teksa shtoi se ka hasur me shumë vështirësi, pasi sipas saj, “nuk është e lehtë të punosh në televizion, sidomos për një vajzë 19-vjeçare që vjen nga Durrësi dhe s’është përballur asnjëherë me kamerat”.

hygerta sako1

Kjo duket një periudhë e ngarkuar për Hygertën, e cila do të drejtojë edhe këtë vit emisionin sportiv që nga Kampionati Botëror, tashmë do të jetë më i ngarkuar.

hygerta sako3

E duket se pak kohë cilësore mes saj dhe Anais është gjithçka që i duhet asaj për të ngarkuar bateritë për një sezon të ngjeshur televiziv.

hygerta sako9 Hygerta-Sako hygerta-sako-1 hygerta sako1 hygerta sako2 hygerta sako4 hygerta sako5 hygerta sako (14) hygerta sako (9) hygerta sako (3) hygerta sako (2) hygerta sako (7) lei kraja hygerta sako (10) hygerta sako (6) lei kraja hygerta sako (9) lei kraja hygerta sako (8) hygerta sako (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura