Fotot nga paparazzi/ Bled Çuçi ‘shkrin gazit’ Blerina Gjylametin

May 1, 2022 | 22:48
SHPËRNDAJE

Blerina Gjylameti njihet si një ndër deputet më sharmante. Këtë të enjte ajo u shfaq me një kostum të kuq në Parlament, e kombinuar më së miri me aksesorët rozë pastel.

Por këtë herë nuk do të flasim për stilin e saj, por për këtë buzëqeshje që duket se nuk e ka kursyer. Ashtu si shihet edhe në foto, Gjylameti ka ndaluar në hyrje të Parlamentit, duke kaluar disa momente bisede me ministrin e Brendshëm.

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës duket se nuk i ka mbajtur dot të qeshurat, ndoshta nga batutat e shkëmbyera mes dy kolegëve. E natyrisht që ky moment nuk mund t’i shpëtonte fotografit tonë që e ka memorizuar këtë fragment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura