Fotot nga paparazi/ Fatmir Xhafaj dhe Skënder Gjinushi zgjedhin Vlorën për pushime

Aug 23, 2020 | 17:22
SHPËRNDAJE

Dy politikanët e njohur që kanë një karrierë të gjatë në politikë, përveç faktit që janë të dy të majtë, ata i bashkon edhe një detaj tjetër, pasi janë që të dy nga Vlora.

Nuk e dimë nëse në fjalorin e tyre ekziston shprehja epike e vlonjatëve: “Mos ma merr për mburrje, por jam nga Vlora”, por ajo që dimë me siguri është fakti se që të dy zgjedhin Vlorën për të pushuar.

Fotot e publikuara janë bërë nga paparazzi ynë pak ditë më parë. Diku në një bar shfaqet Skënder Gjinushi, dikur Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i Partisë Social Demokrate, por që sot drejton Akademinë e Shkencave.

Ai është në shoqërinë e bashkëshortes dhe po shijojn pamjet mahnitëse të qytetit bregdetar. Në Vlorë, këtë gusht të nxehtë ndodhet edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai është takuar me Gjinushin në Vlorë dhe të dy kanë biseduar për disa minuta.

Me sa duket, situata e Covid-it nuk i ka frikësuar aspak Gjinushin dhe Xhafajn. Ata kanë lënë pas Tiranën përvëluese të gushtit, duke i dhuruar vetes disa ditë pushimesh në Vlorë, vendlindjen e tyre.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura