FOTOT/ “Ju monitorojmë me dron”, pas thirrjes së policisë, ja si përgjigjen shoferët në Fier

Aug 20, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ditët e fundit në disa deklarata për shtyp ka bërë thirrje për shoferët që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Po ashtu sot në një video tregohej se policia monitoron me dron çdo drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara.

parkalimi levan copy

Por në fotot e siguruara nga ”Panorama” shihet se shumë drejtues mjetës parakalojnë në rrugë që është shumë e ngushtë dhe për pasojë krijojnë një trafik të rënduar.

Fotot e dërguara në “Panorama” janë bërë në aksin rrugor Levan-Fier, ku trafiku prej disa ditësh është rënduar shumë.

levan parakalimi1

Një dëshmitar tregoi se nga trafiku i rënduar i ishte dashur më shumë se dy orë për të përshkruar këtë aks.

levani parakalimi2

Ky aks mori dhe vëmendjen e kryeministrit, i cili nga Jali u shpreh se në vjeshtë do të nisin punimet e by passit të në Fier, për ti dhënë fund kësaj situatë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura