FOTOT/ ‘Bosët’ shqiptarë që u kapën me drogë e armë në Itali

May 30, 2016 | 18:51
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka publikuar fotot e shqiptarëve dhe italianëve të kapur me drogë dhe armë ditën e sotme në Itali.

Cattura1_1Operacioni i policisë italiane, koduar “Illiria” prangosi sot pesë italianë dhe 3 shqiptarë, me akuzën e trafikut të drogës, armëve dhe lëndëve eksplozive nga vendi ynë drejt fqinjit përtej detit.

Mediat italiane raportojnë se janë ekzekutuar 8 arreste, prej të cilëve 5 shtetas italiane dhe 3 shqiptarë.

Cattura2_5Sipas policisë nuk flitet vetëm për trafik droge, por edhe për trafik armësh dhe tritoli.

Operacioni ishte vijim i një hetimi të nisur më parë, që u finalizua me sekuestrimin e 1 ton marijuanë, një kallashnikov, 47 fishekë për të shpuar material të blinduar, 170 plumba dhe 45 kilogramë tritol.

Si funksiononte grupi kriminal

Mediat italiane japin detaje se si funksiononte banda e kriminelëve dhe personat që mbanin lidhje me Shqipërinë, nga sigurohej edhe droga.

Një nga shqiptarët është trafikanti shqiptar që ka shtetsi italiane Roland Lame 47 vjecar nga Barletta, zbuluar që në një operacion të mëparshëm antidroge nga policia fqinje.

Ishte pikërisht ky që së bashku me djalin Fabio, 25-vjeçar, mbante lidhjet me bashkëkombësit evet në Shqipëri për të organizuar dhe sjellë në Puglia sasitë e konsiderueshme të marijuanës.

Në vazhdën e hetimeve, në verën e vitit 2014, policia pikasën në brigjet e detit barez një mjet lundrues në bord me mbi një tonelatë marijuanë si dhe vunë në pranga dy skafistët, një shqiptar dhe një italian.

Grupi kriminal që u duk se u shkatërrua, me anëtarë të specializuar tashmë në këtë lloj trafiku, falë kontakteve që kishin me shqiptarë të tjerë në Shqipëria menaxhonte trafikun e marijuanës, duke mos lënë pas edhe atë të kokainës.

Sa i takon trafikut të armëve, plumbave dhe tritolit me të cilat banda duket se furnizonte të tjera grupe kriminale, mbetet ende objekt hetimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura