FOTOT/ Cilët ishin dy pilotët e avionit rus që u rrëzua nga forcat turke

Nov 25, 2015 | 18:12
SHPËRNDAJE

Një ditë pas rrëzimit të avionit rus nga forcat turke pasi shkeli hapësirën ajrore të saj, dalin edhe fotot dhe të dhënat e dy pilotëve që u parashutuan nga avioni në rënie.

Pilotet rus
Majtas piloti i shpetuar, Murahtin, djathtas piloti i vrare Peshkov

Njëri prej pilotëve u vra nga rebelët turq të Sirisë, ndërsa tjetri arriti të shpëtonte pas shumë peripecish.

Po cilët janë dy pilotët rusë? I pari, ai që arriti të mbijetonte është kapiteni Konstantin Murahtin, i cili arriti të shpëtohej pas një operacioni 12-orësh që përfundoi ditën e sotme.

Murahtin kishte rënë në dorën e rebelëve turq të Sirisë, të cilët e shohin me armiqësi angazhimin e Rusisë në luftën ndaj ISIS-it, pasi sipas tyre, aleati i Asadit bombardon edhe rebelët si kundërshtarë të regjimit.

Piloti i shpetuar, Murathin
Piloti i shpetuar, Murathin

Murahtin mbahej peng nga rebelët turq dhe u desh ndërhyrja e forcave ruse që ai të lirohej. Madje, në një tentativë të djeshme, një helikopter rus u rrëzua pikërisht nga rebelët.

Piloti tjetër, kolonel-lejtant Oleg Pershkov është konfirmuar i vdekur. Sipas burimeve ruse, ai është qëlluar rebelët turko-sirianë në afërsi të Jamadit.

Aleksander Pozinik, ushtari i vrare gjate operacionit te shpetimit
Aleksander Pozinik, ushtari i vrare gjate operacionit te shpetimit

Ditën e sotme, Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se të dy pilotët do të nderohen me dekoratat më të larta të ushtrisë ruse, së bashku me ata që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Kolonel-Lejtant Peshkovi do të dekorohet me medaljen “Hero i Rusisë”. Një tjetër ushtar rus, Aleksandër Pozinik, i cili u vra gjatë operacionit të shpëtimit do të dekorohet gjithashtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura