FOTOT/ Autobusët që çojnë azilantë në Gjermani nisen në qendër të Tiranës

Aug 24, 2015 | 7:15
SHPËRNDAJE

Në një kohë që autoritetet gjermane kanë nisur të kthejnë emigrantët shqiptarë që shkojnë për azil në Gjermani dhe diskutohet për të vendosur regjimin e vizave, nga Tirana autobusët e linjës Vlorë-Dortmund vazhdojnë të mbushen çdo fundjavë me dhjetëra familje shqiptare.

Autobusët që çojnë shqiptarë në gjermani
Autobusët që çojnë shqiptarë në gjermani
“Panorama” sjell disa fotografi që dëshmojnë se flukset e emigrantëve drejt Gjermanisë nuk janë dekurajuar edhe nga thirrjet e palës gjermane, por edhe asaj shqiptare, se nuk do të pranohen azilkërkues ekonomikë.

Pa paragjykuar agjencitë e transportit për itineraret e tyre, por në foto vihen re se personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë janë kryesisht familje, me fëmijë të vegjël dhe të rinj që shkojnë për punë.

Autobusët e linjës Vlorë-Dortmund nisen çdo fundjavë, dhe ndalesa e radhës në Tiranë është mbrapa Teatrit të Operës dhe Baletit disa metra larg Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që nga tabela e vendosur në xhamin e autobusit bie në sy se ndalesat janë dhe në Lushnje, Elbasan-Tiranë dhe Durrës.

Policia e Shtetit ka forcuar kontrollet për të penguar udhëtimet ajrore të familjeve që dyshohen se shkojnë për azil drejt vendeve të BE-së, por duket se udhëtimi me autobusë ka ngelur jashtë vë- mendjes së autoriteteve

Busi3
Busi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura