FOTOLAJM/ Shikoni koreografinë speciale të tifozave “Kuq e Zi” në duelin ndaj Izraelit

Jun 10, 2022 | 21:14
SHPËRNDAJE

Entuziazëm dhe koreografi e jashtëzakonshme e tifozërisë kuqezi në shkallët e “Air Albanias”, teksa luhet dueli me Izraelin, i vlefshëm për Ligën e Konferencës. Mbi 17 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium, të cilët pritën me një duartrokitje të ngrohtë futbollistët në momentin e zbritjes në fushë.

WhatsApp Image 2022-06-10 at 8.47.11 PM (1)

Teksa po ekzekutohej himni i Shqipërisë, tifozët “Kuq e Zi”, hapën në tribunën e tyre një banderolës ku në një televizor, shfaqej harta e Shqipërisë së madhe, teksa brenda tij shkruhej “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”. Ndërkohë sipër banderolës së madhe, u shfaq një tjetër banderolë ku shkruhej “Besa, Besë, Besën ta kam dhënë”.

WhatsApp Image 2022-06-10 at 8.47.09 PM (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura