Alegri pas barazimit me Milanin: Nuk është e thjeshtë të luash te Juventusi, jam i dashuruar pas lojtarëve teknikë

Apr 27, 2024 | 22:03
SHPËRNDAJE

Masimiliano Alegri e ka cilësuar pozitiv barazimin 0-0 të skuadrës së Juventusit përballe Milanit. Trajneri i bardhezinjve, ka theksuar se nuk ka asnjë lloj sigurie për të ardhmen për askënd dhe se ishte klubi që merrte vendimet për të dhe lojtarët.

662d35b046938.r_d.1498-1063-2136

“Mua më kanë mësuar që nuk ekziston asgjë e sigurt. Jam shumë i lumtur për atë që kanë bërë djemtë deri tani. Kemi dy objektiva, të dy janë mjaft afër. Në krahasime me të kaluarën, me finalen e Kupës dhe Superkupës të luajtur në këtë trevjeçar, shpresojmë të jemi të aftë dhe me pak më shumë fat për të fituar. Djemve nuk mund t’u kritikoj asgjë, nuk është e thjeshtë në këto momente të luash te Juventusi. Për ta është një periudhë rritjeje pasi janë momente të rënda.

Unë jam një person i dashuruar me lojtarët teknikë, jam rritur me një trajner i cili nuk më ka folur kurrë për një modul por vetëm për teknikën e lojtarëve. Sa i përket skuadrës së të ardhmes, duhet të pyetni klubin, unë duhet vetëm të mendoj për fundin e sezonit. Mundohem të hedh në fushë formacionin më të mirë sidomos për t’i dhënë ekuilibër skuadrës.

Nevojitet besimi që të japin fitoret, në pjesën e dytë luajtëm me besim. Jam shumë i lumtur me paraqitjen, pastaj futboll mund të luash në shumë mënyra, nuk ka një të vetme për të fituar. Ka një ekip që duhet vlerësuar dhe këtë duhet ta bëjë klubi”, tha Alegri pas barazimit ndaj Milanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura