FOTO+EMRI/ U kap me 19 pistoleta, pronari i klubit të natës: I bleva në Serbi

Aug 15, 2019 | 10:35
SHPËRNDAJE

Personi qe u arrestua dy ditë më parë me 19 pistoleta, 51- vjeçari nga Kosova eshte pronar i një klubi nate.

Ylber Ademi
Ylber Ademi

Ylber Ademi është personi i arrestuar me armë dhe municione nga Forcat e Posaçme Operacionale. Sot gjykata vendosi per te masen e sigurise arrest me burg. Shqiptari i Kosovës nga Podujeva u kap në aksin Elbasan-Peqin, pas informacioneve se po kryente trafik armësh.

I arrestuari mësohet se kishte siguruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm nga Serbia dhe i kishte sjellë në vendin tonë për t’i shitur. Përveç armëve, 51-vjeçarit iu zbuluan në automjet municione dhe lëndë plasëse.

Të gjitha këto, ai i kishte fshehur në vende të ndryshme në makinë, në motor, kabinë, bagazh e kroskot. I arrestuari dyshohet se e ka kryer edhe më parë trafikimin e armëve në vendin tonë.

Hetuesit kanë dyshime të forta se armët dhe municionet do të përfundonin në duart e grupeve kriminale që veprojnë në Elbasan, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Gjatë marrjes në pyetje, 51-vjeçari nga Kosova nuk ka treguar destinacionin final të armëve, por ka rrëfyer se ato i ka marrë në Serbi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarakë, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Ylber Ademi rezulton se është pronar i një klubi nate në Podujevë. 51-vjeçari dyshohet se është person i përfshirë në botën e krimit, në trafik armësh dhe droge. Madje, edhe në arredimin e ambienteve të brendshme të lokalit, në qendër shfaqet personazhi kryesor i filmit të njohur mafioz “The Godfather”, Vito Corleone.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura