FOTO/ Tronditet Teuta, zbulohet sa do të mungojë sulmuesi i talentuar

Jul 17, 2021 | 15:28
SHPËRNDAJE

Tronditet Teuta! “Panorama Sport” mëson se sulmuesi durrsak, Lorenco Vila, do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Sherif Tiraspolit.

lorenco vila

Lorenco Vila, dje në stadium me këmbën e fashuar duke ndjekur shokët e skuadrës që stërviten

Stafi mjekësor bëri ekzaminimet për lojtarin dhe rezultoi që ai ka pësuar një frakturë te kocka fibula (kavilje). Fibula normalisht nuk kërkon një operacion të veçantë për ta lidhur këtë kockë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri në një muaj.

Stafi mjekësor e ka konfirmuar diçka të tillë, por ata shprehen se bëhet fjalë për një dëmtim jo të rëndë dhe futbollisti nuk do të mungojë shumë gjatë.

Kjo gjë sjell telashe për trajnerin Edi Martini, i cili në dy sezonet fundit e kishte lojtar kryesor dhe po shënonte në vazhdimësi, por nuk do ta ketë në dispozicion për dy ndeshjet e turit të dytë në Konferencë Ligë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura