FOTO/ Përmbytjet në Tiranë, Policia: Lana ka dalë nga shtrati në Paskuqan

Nov 22, 2015 | 18:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Rreth 16 familje janë evakuuar në Tiranë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Lana. Fryrja e lumit nga prurjeve të shumta nga reshjet, rrezikon pëmbytjen e disa zonave në kryeqytet.

Lumi i Lanes
Lumi i Lanes

Policia e Tiranës deklaron mbrëmjen e së dielës se nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit Nr.5, tek zona “Ura e Institut Bujqësor” – në drejtim të Paskuqan 1, Lana është duke dalë nga shtrati dhe rrezikohen banesat.

Ndërsa zyrtarisht, forcat e rendit raportojnë për evakuimin e 4 familjeve rome.

“Zonat e prekura nga përmbytjet janë : Bathore, Paskuqan, Frutikulturë, Valias. Policia është në vendngjarje dhe deri me tani janë evakuuar 4 familje. Gjithashtu njoftohet se edhe nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, kanë evakuuar nga zona  “Kafja e Rremës” 6 familje dhe një nga ul”Ura e Babrroit”, janë vendosur te qëndra e Romëve”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës

Më herët, OSHEE njoftoi se aktualisht janë të paktën 7 zona, kryesisht në zonën e Laprakës, Selitës, ish- uzinës Dinamo, por edhe në Farkë, ku ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Ndërkohë, më herët në një intervistë televizvie për “News24”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se kryeqyteti e ka kaluar gjendjen e emergjencës nga përmbytjet.

***

FOTOT/ Ironia e fatit, me një shi përmbytet Lapraka dhe del Lana (pak ditë më parë Veliaj i rregulloi)

Ditët e fundit dy lajmet kryesore të prodhuara nga Bashkia e Tiranës ishin aksioni për pastrimin e lumit të Tiranës nga papastëritë në mënyrë që të mos kishte përmbytje kur të nisnin shirat dhe rikonstruksioni i plotë i rrugës “Dritan Hoxha” në Laprakë.

Postimi i Veliajt per rrugen "Dritan Hoxha"
Postimi i Veliajt per rrugen “Dritan Hoxha”

Siç ndodh shpesh në këto raste, pas përfundimit të punës, bëhen disa fotografi dhe postohen në faqen e facebook të kryebashkiakut Veliaj.

Zona e Kombinatit ne Tirane, sot
Zona e Kombinatit ne Tirane, sot

Por mjaftoi një ditë shi në Tiranë për të parë se jo vetëm për këto dy punë të sapo përfunduara, por edhe për shumë të tjera nuk është bërë asgjë.

Zona e Astirit, Tirane
Zona e Astirit, Tirane
Rruga "Dritan Hoxha" sot
Rruga “Dritan Hoxha” sot

Një nga rrugët e përmbytura sot në mëngjes ishte pikërisht hyrja e Tiranës nga Lapraka, pikërisht ajo e inauguruara pak ditë më parë.

Ndërsa lumi i Tiranës, megjithë pastrimin e bërë nga Bashkia, dha një kontribut ‘të lavdërueshëm’ për të fryrë deri në derdhje Lanën, në zonën ku ky fenomen ndodh gjithmonë, te pallati me shigjeta.

Bashkia ne pastrimin e lumit te Tiranes pak dite me pare
Bashkia ne pastrimin e lumit te Tiranes pak dite me pare

Kjo nuk është hera e parë që pas inaugurimeve plot bujë, Tirana e sheh veten në këtë gjendje.

Lumi i Lanes, dege e Lumit te Tiranes, sot
Lumi i Lanes, dege e Lumit te Tiranes, sot

Shpresa e vetme edhe këtë herë është që shiu të pushojë e niveli i ujit të bjerë.

Rruga e Elbasanit, e permbytur sot
Rruga e Elbasanit, e permbytur sot
Nje rruge ne Tirane e permbytur, sot
Nje rruge ne Tirane e permbytur, sot
don bosko 3
Kryqezimi i Don Boskos
don bosko 2
Kryqezimi i Don Boskos
don bosko 1
Don Bosko
Autostrada Tirane-Durres
Autostrada Tirane-Durres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura